Gjykata e Apelit të Tiranës në kolaps, 20 mijë dosje kanë mbetur stok

2 Maj 2022 | 14:22

16 vite i duhet të presë një qytetari për të marrë zgjidhje në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Shkak për këtë situatë është mungesa e gjyqtarëve si pasojë shkarkimit nga vetingu, por edhe stoku i çështjeve të bartura nder vite.

Ky problem ka dalë nga raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor deri në fund  2021, ku në Apelin e kryeqytetin stoku arrin 17 mijë dosje.

Por situata është rënduar më shumë deri në fund të muajit prill ku sipas të dhënave zyrtarë nga kjo gjykatë stoku ka arritur në rreth 20 mijë çështje.

Aktualisht në Apelin e Tiranës ushtrojnë detyrën 8 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë në organikë.

Por situata mund të përkeqësohet pasi tre prej gjyqtarëve janë ankimuar në Apelin e vetingut dhe mund të shkarkohen.

Nw tw gjitha gjykatat e apelit nw vend, total i dosjeve të prapambetura arrin në rreth 29 mijë.

E njëjta situatë është edhe në Apelin Administrativ të Tiranës, i cili mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për të marrë një vendim, një qytetari do t’i duhej të priste rreth 21 vite, duke qenë se stoku ka arritur në 18.500 dosje në fillim të këtij viti.

Apeli Administrativ gjatë 2021 ka funksionuar me 5 gjyqtarë, nga 13 që duhet të ketë.

Gjykatat e Apelit  janë të rëndësishme për sistemin pasi japin vendimin e formës së prerë, i cili është i detyrueshëm për palët e përfshira në proces.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026