Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, 55 vite burg për 5 të akuzuarit

27 Maj 2026 | 09:41

Gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, të vitit 2021 për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Dënimi për të me 14 vite burg  ka mbetur në fuqi, ndërsa për rekursin e Gilmando Danit, u vendos mospranim, për shkak se ai ka ndërruar jetë.

Gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri në dhomë këshillimi, kanë lënë në fuqi dënimin me 55 vite burg në total për 5 të akuzuarit.

Bëhet fjalë për dosjen ku ata ishin shpallur fajtor për gjobëvënie e grupit të strukturuar kriminal.

Më konkretisht, në vendimin e formës së prerë të 5 viteve më Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

Dani ashtu si gjithë të akuzuarit e tjerë përveç Emiljano Shullazit, ishte liruar dhe u ekzekutua në një atentat mafioz nëntorin e vitit 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit bashkë me mikun e tij, agjentin e AMP, Mustafa Sheqeri.

Ndërkohë Emiljano Shullazi mbahet në qeli edhe për dy dosje të tjera të SPAK, operacionin ‘ asgjë nuk harroet’ lidhur me vrasjet e vitit 2005, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut dhe operacionin ‘revanshi’ ku për të është kërkuar dënimi me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasje në dëm të Durim Bamit, e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026