Gjyqi në Hagë/ Dritan Goxhaj: Po merren vetëm me UÇK-në dhe strukturat e saj
Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk do ta kundërshtonte kurrë procesin në gjykatën e Hagës, në rast se do të merreshin me individin dhe krimet e luftës që individë të ndryshëm mund të kenë kryer gjatë luftës në Kosovë.
Por ky proces, sipas tij, nuk ka për qëllim vënien para përgjegjësisë të individëve, por ka qëllim organizatën çlirimtare të Kosovës, pasi dëshmitarët nuk flasin për akuza konkrete ndaj dëshmitarëve, por për strukturën e UÇK-së.
“I gjithë ky proces që ka nisur, unë nuk do e kisha kundërshtuar kurrë nëse do merrej me individin. Por që nga fillimi i gjykimit dhe deri më tani të gjithë dëshmitarët flasin për strukturën organizative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për çfarë i duhet një prokurorie kur ka ngritur një akuzë për një person të merret me strukturën e një organizate? Kjo tregon se qëllimi i kësaj prokurorie është organizata dhe jo individi. Gjatë gjithë kohës prokurori bën pyetje se si ishte strukturuar UÇK-ja. Për çfarë i duhet kjo procesit kur ti ke një akuzë konkrete ndaj një personi”,-tha Dritan Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Izraeli i përgatitur për të luftuar në 6 fronte”, Goxhaj: E lejoi vetë operacionin
- Shkrimi që çoi pas hekurave Dritan Goxhajn: Dëshmitarët e rremë që gënjyen Hagën
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë