Gjysmëfinalet e kthimit në Europa League, Man Utd dhe Tottenham favoritë për finalen

8 Maj 2025 | 14:19

Mbrëmja e sotme pritet të zbulojë skuadrat finaliste për dy kompeticionet evropiane: Europa League dhe Conference League.

Në Europa League, gjysmëfinalet e kthimit pritet të jenë më shumë një formalitet, pasi si Manchester United ashtu edhe Tottenham kanë hedhur një hap të madh drejt finales që në ndeshjet e para. “Djajtë e Kuq” dominuan ndaj Athletic Bilbaos duke fituar pastër 3-0 në “Old Trafford”, ndërsa Tottenham siguroi një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë ndaj Bodo/Glimt.

Ndërkohë, në Conference League, Chelsea duket se është me një këmbë në finale pas një fitoreje të thellë në ndeshjen e parë, ndërsa përballja tjetër mes Fiorentinës dhe Real Betis mbetet plotësisht e hapur dhe premton emocione deri në fund.

Mbrëmja e sotme premton spektakël, ndërsa pas përfundimit të takimeve do të mësohen edhe çiftet finale të këtyre dy turneve të rëndësishëm evropianë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026