Goditja e SPAK në Universitetin Bujqësor, Rama mbledh deputetët: Njoftimi që jep

25 Shkurt 2025 | 10:54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” në lidhje me hetimin e SPAK për abuzimet me fondet në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Shefi i qeverisë njofton se ditën e nesërme do të mbledhë grupin parlamentar të PS, ku do të jetë i pranishëm edhe rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku. Sipas Ramës, rektori, i cili nuk është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë, kërkon të dëgjohet publikisht në lidhje me lëshimin e 24 masave të sigurisë pa gjyq nga ana e Prokurorisë së Posaçme, por dhe për arritjet e universitetit që drejton.

“Nesër në 09:00, Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë, me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve më parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor, që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njëhsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030,” shkruan Rama në “X”.

Kujtojmë se mbi 20 masa sigurie janë lëshuar me kërkesë të SPAK këtë të martë për abuzime me tenderë në Universitetin Bujqësor.

Në pranga kanë përfunduar 5 persona, ndërkohë që janë lëshuar edhe 10 masa arresti në shtëpi dhe 9 detyrime paraqitjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026