Goxhaj: Mos i mbushni bombolat në pikat e karburanteve por në vende të autorizuara
Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj është shprehur se mbushja e bombolës së gazit duhet të mbushet në pikat autorizuara.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha mes të tjerash, bombola nuk duhet të mbushet në auto-gaze, ndërsa tregoi dhe pasojat që mund të sjellë nëse bombola mbushet pak më shumë se sa ka masën.
“Mbushja dhe rimbushja e bombolave të gazit duhet të bëhet në pika të autorizuara. Nuk duhet të bëhet më me auto-gaze. Një autogaz nuk e ka idenë se si mbushet dhe si rimbushet bombola e gazit. Ai i mbush ndonjëherë më shumë se sa duhet dhe presioni i bombolës bën që të shkëputet gazi. Pra mbushja dhe rimbushja duhet të bëhet në pikat e autorizuara.
Shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e djeshëm, ishte fatal për një 84-vjeçare në Kuçovë.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë për pasojë është shembur një pjesë e banesës.
Alie Kosova humbi jetën (pasi ishte dhe e paralizuar) ndërsa Mustafa Kosova, 86 vjeç po trajtohet te Trauma në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme