Greqi| Tërmeti i fortë ‘shkund’ ishullin e Rodosit, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në orën 22:19 me orën lokale, në ishullin e Rodosit, në Greqi.
Sipas mediave të huaja, që citojnë Institutin Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte në një pozicion 10 kilometra në perëndim-jugperëndim të Lindos.
Po ashtu bëhet me dije se thellësia fokale e tij ishte 54.1 kilometra.
Mediat lokale bëjnë me dije se lëkundjet u ndjenë në të gjithë ishullin.
Në komunikimin e protothema.gr me Efthimios Lekkas , profesor i Tektonikës Dinamike, Gjeologjisë së Aplikuar dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, ai theksoi se nuk ka asnjë shqetësim për tërmetin.
Ai shtoi se për shkak se ka një thellësi fokale më shumë se 50 kilometra, nuk ka asnjë lidhje me defektet sipërfaqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane