“Greva urie dhe ngujim”, opozita paralajmëron përshkallëzim të aksionit në Kuvend

14 Nëntor 2023 | 16:37

Aksioni i opozitës është gati për t’u përshkallëzuar në fazën tjetër, ku nuk përjashtohen grevat e urisë dhe as ngujimet e deputetëve. Ky ishte paralajmërimi që bënë Berisha dhe Bardhi këtë të martë pas mbledhjes së dytë brenda kësaj jave të grupit parlamentar demokrat.

Për Berishën, këto akte dhe paralajmërimi nga opozita vijnë për shkak se parlamentarizmi në vend ka shkuar në pikën e tij më të ulët.

Ndërkohë, Gazment Bardhi theksoi se aksioni i opozitës do të arrijë kulmin në seancën kur do të miratohet buxheti, ku do të tentohet bllokimi i punës së Kuvendit.

Për shkak të tensioneve dhe përplasjeve që ka prodhuar opozita në Kuvend, prej disa ditësh mbledhjet e komisioneve parlamentare po zhvillohet online.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim për Kreshnik Hajdarin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane

Evropa vijon të dominojë renditjen globale të pasaportave më të fuqishme në botë. Sipas edicionit të pestë vjetor të Indeksit Global të Pasaportave (Global Passport...
13:48 | 01/07/2026