Paralajmërimi i Berishës, Kulluri: Greva e urisë kundër SPAK, qesharake
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike nuk ka një marrëdhënie të mirë me grevat e urisë dhe në pjesën më të madhe të rasteve ose nuk kanë funksionuar, ose kanë rezultuar në qesharake.
Ai theksoi se e vetmja grevë serioze e PD-së ka qenë ajo e shkurtit të vitit 1991, pra greva e studentëve.
“Këtu ka pasur vetëm një grevë urie të suksesshme 32 vite. E vetmja grevë parimore urie që është bërë ndonjëherë është greva e studentëve në shkurtin e vitit 1991. Këtu grevë për SPAK-un, grevë për pallate, grevë për vulën, grevë për karrigen e kreut të PD-së dhe kryetaren e grupit parlamentar, nuk funksionon, as greva e ‘hapni kutitë’ nuk funksionoi me Partinë Socialiste, u bë qesharake, u kthye si piceri. Mua me vjen keq ta them, por janë dy greva të cilat I ka dhunuar në mënyrën më të turpshme dhe kundër komplet interesit të saj elektoral dhe politik, ka qenë greva nga të cilët janë nxjerrë prej leckash jashtë, ish-të persekutuarit e vitit 94’ dhe ish-pronarët po në vitin 94’. Partia Demokratike ka një marrëdhënie jo aq të mirë me grevat, përveç grevës së vitit 91’ të studentëve,” – u shpreh Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:06 Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
- 16:06 Samiti i NATO-s në Ankara, Rutte zbulon ku do të fokusohet angazhimi me krerët e shteteve
- 15:56 Dëmshpërblim për shkelje të ligjit të konkurrencës, Gjykata suedeze: Google t’i paguajë 1.5 miliardë dollarë Klarna
- 15:52 Gjermania, kritika për kancelarin Merz pas eliminimit
- 15:42 Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore
- 15:35 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse