Basha përjashton 11 deputetë! Edvin Kulluri jep arsyet në Euronews
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri tregoi në një intervistë për Euronews Albania arsyet e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për të përjashtuar 11 deputetë nga partia.
Sipas tij, vendimi është vetëm formalizim i vendimit të vetë këtyre 11 deputetëve për të mos qenë pjesë e PD.
“Nuk janë mbështetës të Berishës, kanë zgjedhur në mënyrë të lirë të mos jenë me pjesë e PD, ky vendim është formalizim i vendimit të vetë këtyre deputetëve për të mos qenë pjesë e PD. E zgjodhëm ata vetë. Derisa kanë zgjedhur të bëhen pjesë e fushatës së një koalicioni tjetër zgjedhor si Bashkë Fitojmë, të mbajnë qëndrime krejt të kundërta, do të thotë se kanë zgjedhur në mënyrë të lirë një karrierë tjetër politike jashtë PD. Këta kanë marrë një rrugëtim krejt tjetër. Nuk shoh asgjë të keqe; është një vendim për të formalizuar një vendim që e kishin marrë vetë ata për të shkuar në një subjekt jo ligjor”, tha Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:42 Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe
- 17:42 Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian
- 17:41 “Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal i bindur: Franca nuk është më e fortë se ne
- 17:40 Franca drejt ashpërsimit të ligjit: Burgim i përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve
- 17:31 Starmer: Racizmi dhe intoleranca janë përkeqësuar në Britani
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK