Gruaja e fundit e Berlusconit po krijon rrjet për të marrë Forza Italia!
Gazetari Arbër Agalliu tha në një intervistë për Euronews Albania, se vdekja e Silvio Berluskonit hap diskutimin për pasuesin e tij në krye të partisë Forza Italia.
Agalliu u shpreh se bashkëshortja e fundit e Berlusconit, deputetja 33 vjecare e Forza italia, Marta Fascina është duke krijuar një rrjet mbështetësit që mund të bezdisë figurat e vjetra në parti.
“Një figurë që nuk është analizuar aq shumë është figura e asaj që mund ta quajmë bashkëshorte e Berlusconit, Marta Fascina, edhe pse nuk janë martuar asnjëherë. Marta është deputete 33-vjeçare e Forza Italia dhe ajo në këtë moment mund të ketë një rol shumë të madh në Forza Italia. Mund ta quajmë një first lady të Forza Italia. Ajo ka krijuar rreth vetes një rrjet që mund të bezdisë pak Tajanin, që në këtë moment është lider. Mund të kemi dualizëm mes rrjetit të saj dhe Tajanit. Këto acarime të brendshme të partisë mund ta çojnë drejt shkrirjes në zgjedhjet e ardhshme”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqiptari nga Italia: Çdo njeri do donte të ishte si Berlusconi
- Anëtarja e Forza Italia: Në vilën e Berlusconit ka punonjës shqiptarë që nga 1997-ta
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush