“Gruaja në shënjestër” Topalli: Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinaj

18 Prill 2025 | 15:50

Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të premte e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe në Tiranë. Sipas saj këto dy atentate lidhen me njëri-tjetrin pasi shënjestër e atentatit me katër të plagosur në Tiranë dyshohet të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit babai i të cilit mbeti i vrarë nga atentatinë Lezhë pasditen e të enjtes.

Topalli bëri një analizë të shkurtër se si ka nisur konflikti mes Roan Brahimit, i cili mbeti i vrarë në një atentat një vit më parë dhe Ervis Martinaj i cili mbetet i zhdukur.

“Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për atentatin në rrugën e Milotit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, që është kushëriri i ish-bashkëshortes së Roan Brahimit. Ky dyshohet se ka qenë edhe personi i cili dorëzoi roan Brahimin te Ervis Martinaj pas një mosmarrëveshje për një shumë parash për lojërat e fatit që ky i fundit nuk i kishte kthyer Martinaj.

Ky është momenti ku ndodhi përplasja dhe krijoi armiqësinë.  Flitet në dosjet policore se ka patur një dorëzim nga ana e Ylli Brahimit për këtë shumë parash te Ervis Martinaj. Ai u dhunua për orë të tëra. Pas lirimit thuhet në dosjet hetimore, se Roani është përbetuar se do të merrte hak. Gjithashtu në dosjet policore thuhet se Roan Brahimi bëri, organizoi dhe është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Brilant Martinaj. Vetëm pak ditë më pas ai u shpall në kërkim edhe për vrasjen e Klisman Prençit dhe për plagosjen e Ylli Brahimaj. Më vonë ai u shpall në kërkim edhe si organizator në vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushë”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se ditën e djeshme (17.04.2025) mbeti i vrarë në Lezhë Gjovalin Prendi, 64 vjeç. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të 64-vjeçarit.

Gjovalin Prendi i cili u ekzekutua të enjten rreth orës 20:30 është babai i Roan Brahimit i njohur dhe si Sidorel Prendi i cili u vra më 9 maj 2024 në Athinë.

Gjithashtu mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:00 u raportua për një tjetër atentat në Tiranë në zonën e Lundrës. Nga ky atentat mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy të mitur. Të plagosurit janë Arens Stafa, 34 vjeç, B. Demiraj, 17 vjeç, D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Sipas dyshimeve atentatorët synonin vrasjen e gruas së Roan Brahimit e cila jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Gjithashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026