“Grupi Belivut”, cila është banda famëkeqe e lidhur me Vuçiçin që dhunoi KFOR-in

30 Maj 2023 | 16:51

Edhe pse deri më tani askush zyrtarisht nuk e thotë se cilët ishin ata që ushtruan dhunë mbi trupat e KFOR, kjo përplasje nuk i ka shpëtuar syrit të mediave.

Të parët në frontin e përplasjeve, rezultojnë të kenë qënë grupi i tifozeve huliganë të futbollit, që njihen si grupi i Veljko Belivuk.

Pamjet dhe fotografitë e shkrepura gjatë momenteve të tensionit kanë identifikuar mes turmës pjesëtarë të këtij grupi, të cilët mbajnë kapele të njëjta me atë që mban edhe lideri i grupit Veljko Belivuk.

Grupit famëkeq të tij i është kushtuar një artikull i gjatë edhe gazeta Neë York Times vetëm dy javë më parë, më 11 maj të këtij viti.

Në këtë artikull përshkruhen me detaje krime të kryera nga banda e Belivuk, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit.

Gazetari i prestigjozes amerikane, Robert Ëorth ka zbardhur disa deklarata të Veljko Belivuk në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, ku ka deklaruar se grupi i tij ishte organizuar për nevoja dhe urdhëra të Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj seance,  Belivuk ka përshkruar disa nga punët që pretendonte se grupi i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç.

Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026