Habit fermeri amerikan: E mbaj lopën brenda në shtëpi, edhe pse bën rrëmujë
Një shtetas amerikan, fermeri Elias Herrera, mban lopë dhe kafshë të tjera brenda në shtëpi.
Përmes një lidhjeje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Herrera tha se lopën e mban brenda në shtëpi, megjithëse bën edhe rrëmujë.
Ai tha se është shumë e lehtë për të mbajtur në shtëpi kafshë si qentë apo macet dhe për të nuk është sfiduese, prandaj edhe ka zgjedhur diçka më të veçantë, që të mbajë në shtëpi lopë dhe derra.
“Lopën time e quajnë Brus. Është qejf ta kesh lopën brenda, ta ushqesh. Ndonjëherë lopa bën ca rrëmujë brenda shtëpisë, por ne e pastrojmë dhe vazhdojmë jetën. Mbaj lopë sepse kafshët si qentë dhe macet janë shumë të lehta për t’u mbajtur. Unë dua diçka më sfiduese, prandaj kam vendosur të mbajë kafsh ferme.
Dua të jem ndryshe nga të tjerët. Madje lopa ka edhe shumë personalitet. Kjo është një lopë e zakonshme që ushqehet si gjithë lopët e tjera, por ushqohet edhe me petulla të sheqerosura”, tha Herrera.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje