“Hakmarrja ndodh kur nuk ka shtet”, Ngjela: Nëse vrasësi i parë do ishte ndaluar…
Avokati Spartak Ngjela tha në Euronews Albania se që shteti të jetë i drejtë duhet të merret parasysh edhe hakmarrja e individit edhe interesi i shteti për parandalimin e krimit.
Ai shtoi se hakmarrja si fenomen ndodh në momentin kur nuk ka shtet, pasi sipas avokatit nëse vrasësi i parë do ndalohej dhe dënohej, atëherë njerëzit nuk do kishin përse kërkonin të merrnin hak.
“Aktualisht hakmarrja është edhe për një gjethe peme, për një gardh. Hakmarrja ka ndodhur sepse nuk ka shtet. E drejta penale angleze për masën e dënimit për vrasjen thoshte, duhet të kemi parasysh dy gjëra.
Shteti ka në interesin e vetë goditjen penale për ruajtjen dhe mos lejimin e krimit në të ardhmen, kurse individi ka hakmarrjen. Ndaj për masën e dënimit duhet të merren të dyja parasysh. Një shtet i fort e ndalon. Hakmarrja vjen me vrasje, po s’u dënua vrasja e parë vazhdojë të tjerat. Nëse vrasësi i parë do ishte dënuar, hakmarrja do ndalonte”,-tha avokati Spartak Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhunimi i varreve të vëllezërve Haklaj, reagon policia e Tropojës
- Aishe Haklaj thirret në SPAK, Ngjela: Procedurë, nuk shkojnë dot në qarqet e larta
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë