Hapja e xhamive në RMV, kryeministri Spasovski bën thirrje për rishqyrtim të vendimit
Kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij Bujar Osmani bëjnë thirrje për kujdes nga virusi Korona pavarësisht bilancit pozitiv të ditëve tu fundit ku ka më shumë të shëruar se sa të infektuar. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i bëri thirrje Bashkësisë Fetare Islame që kishte paralajmëruar hapjen e xhamive më datë 12 që të rishqyrtojë vendimin, dhe të gjithë bashkësive të tjera që të mos bëjnë thirrje për grumbullim në objekte fetare derisa rreziku nga virusi të kalohet plotësisht.
“Unë e thashë qëndrimin tim për të gjitha bashkësitë fetare, se ato duhet t’i respektojnë vendimet që i sjellë Qeveria dhe nuk ka organizim qoftë fetar, politik, e individual që nuk duhet t’i respektojë masat. Për shkak se këto vendime nuk janë për arsye politike, këto janë vendime që nënkuptojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, unë i inkurajoj ata që të rishqyrtojnë vendimin për hapjen e objekteve fetar”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski.
Derisa disa bëjnë thirrje për lehtësimin e masave, e disa për mbajtjen e status quo-së, në Tetovë për një ditë janë zbuluar 12 raste të reja të të infektuarve me virusin Korona, dhe kjo ka shtyrë zëvendës kryeministrin Bujar Osmani që të mbajë takim me autoritetet shëndetësore në Tetovë për të koordinuar masat parandaluese.
“Unë mendoj që tani është koha kur duhet një kujdes edhe më i madh nga njerëzit, për shkak se fakti që po kthehet pandemia gjithandej në vend dhe në bazë të gjitha parametrave, mund rrejshëm të na jep një vetëbesim, i cili pastaj mund të na rikthen në një situatë të re. Prandaj në kushte të këtilla, në kushte kur kemi një situatë në Tetovë të kemi brenda një dite 11 raste, të reja kjo kërkon që qytetarët edhe një herë të jenë të vëmendshëm në implementimin e të gjitha rekomandimeve”, deklaroi zv/kryeministri Bujar Osmani.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 411 testime të cilët nxorrën 36 raste të reja me Covid 19, ndërsa vetëm 13 të shëruar, dhe një 58 vjeçar të vdekur. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 1 622, numri i pacientëve të shëruar është 1 112, ndërsa i të vdekurve është 91. Për momentin të infektuar aktiv janë 419.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private