Harry Kane pranë rinovimit me Bayern Mynih, sulmuesi i kënaqur në Gjermani

27 Janar 2026 | 10:26

Sulmuesi britanik Harry Kane pritet të zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Mynih, me klubin që ka përgatitur kontratën e re. Më parë 32-vjeçari u përfol se mund të kthehej në Angli, por duket se është bindur nga drejtuesit bavarezë për të vijuar me rekordmenët e Gjermanisë.

Kontrata aktuale e Kane skadon në vitin 2027, ndërsa rinovimi pritet ta zgjatë qëndrimin e tij për një deri në dy vite shtesë. Bisedimet mes sulmuesit dhe klubit kanë nisur dhe po zhvillohen në rrugën e duhur.

Kane u transferua te Bayern në vitin 2023 nga Tottenham për 100 milionë euro dhe deri tani ka pasur një aventurë të suksesshme: 130 ndeshje, 119 gola dhe 30 asiste. Ky sezon po ashtu po e gjen në formë të shkëlqyer, si në Bundesliga ashtu edhe në Champions League.

Bayern udhëheq renditjen në Gjermani dhe ndodhet në vendin e dytë në grup në Ligën e Kampionëve me 18 pikë, ndërsa Kane ka deklaruar më parë se ndihet mirë te klubi dhe po mendon të vazhdojë aventurën e tij bavareze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026