Haxhiu: LVV e interesuar për koalicion qeverisës, por pa PDK-në dhe Listën Serbe
Albulena Haxhiu, anëtarja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve është e interesuar për të gjetur një partner koalicioni për ta qeverisur vendin, pasi të premten u konstitua Kuvendi i Kosovës.
Në një konferencë për media pas seancës së Kuvendit, Haxhiu tha se partia e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është e hapur për koalicion me të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listën Serbe.
“Ne do të fillojmë me procedurat për dërgimin e emrit të mandatarit tonë, kryeministrit Albin Kurti. Ne do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë nëse kanë vullnet me qenë pjesë e qeverisë”, tha Haxhiu, e cila është gjithashtu nënkryetare e Kuvendit.
Ajo shtoi se LVV është e hapur të bisedojë edhe me “deputetë që janë nga grupet parlamentare apo subjektet e tjera politike. Ka pasur përpjekje me LDK-në. Ka pasur kontakte që të kemi koalicion me Nismën por s’kanë pas vullnet”.
Zgjedhja e deputetit të partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, si nënkryetar i Kuvendit nga komunitetit serb të premten, hapi rrugë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Por, kjo mund të marrë kohë duke qenë se Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – paralajmëroi se do të ankohet ndaj emërimit të Rashiçit.
Tani, presidentja Vjosa Osmani ka detyrë ligjore të emërojë partinë ose koalicionin fitues – në këtë rast koalicionin e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Lëvizjen Guxo dhe Alternativën, si mandatar për krijimin e Qeverisë.
Kabineti i propozuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar.
Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç