Hedh 8 mijë kuintalë patate në kanal, fermerja: Humba 8 milionë lekë, shteti të ndërhyjë se po falimentojmë
Luljeta Shahollari, një ndër prodhueset më të mëdha të patates në Qarkun e Korçës është detyruar të hedhë prodhimin për shkak të mungesës së tregut. Mbetja stok e mallit i ka shkaktuar rreth 8 milionë lekë të reja humbje. Sipas saj, shteti duhet t’i subvencionojë fermerët, pasi në këtë mënyrë mund të falimentojnë.
“Kemi prodhuar këtë vit 20 mijë kuintalë patate dhe kemi shitur vetëm 12 mijë, të mbajtura me evidentë me të gjitha. 8 mijë kuintalë janë gjendje që ne kemi filluar që dje t’i hedhim. Ky problem është shumë i rëndë për ne, sepse të hedhësh 8 mijë kuintalë patate me 100 lekë të vjetra që është çmimi sot, i thonë 80 milionë lekë të vjetra. Nëse nuk kemi një ndihmë nga shteti, sado qoftë e vogël, ne që nesër nuk punojmë dot. Jemi të mbaruar”, shprehet Luljeta.
Për shkak të humbjeve të mëdha, fermerja kërkon ndihmën e premtuar financiare të qeverisë. “Shteti duhet të na subvencionojë patjetër, sidomos fermerët e mëdhenj, sepse fermeri i madh ka dhe humbjen më të madhe”, shton ajo.
Edhe importi i patates nga Kosova është një tjetër problem për prodhuesit vendas, pasi në këtë formë favorizohet vetëm produkti i importuar.
“Drejtori i bujqësisë na thotë dilni me çmimin e Kosovës, punoni si Kosova dhe bëni cilësinë si ata. Ne jemi të penalizuar me Kosovën, sepse që në mbledhje ata kanë subvencionimin 400 euro për hektarë. Dhe unë sot kamë 48 hektarë dhe ato 400 euro po të mi japë shteti unë nuk e hap dot gojën”, tha Luljeta.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit