“Heroi i Kohëve Moderne”: 90-vjeçari që gatuan për të pastrehët e Romës
Çdo fundjavë në një treg shumëngjyrësh në jug të Romës do të takoheni me 90-vjeçarin Dino Impagliazzo.
Ai ecën ngadalë mes sallave duke u përshëndetur me gëzim nga shitësit teksa i dorëzojnë arka me fruta dhe perime të mbetura.
Për një dekadë Impagliazzo i njohur në Romë si “kuzhinieri i të varfërve” e kalon fundjavën e tij duke mbledhur ushqimet e mbetura për të gatuar më pas vakte të ngrohta për të gjithë të pastrehët e Vatikanit.
Çanta me ushqime e produkte në prag të skadimit dhurohen nga dyqanet lokale, por dhe furrat e bukës e ndihmojnë 90-vjecarin të ushqeje të pastrehët.


Impagliazzo drejton skuadrën e tij të vullnetarëve duke marrë rolin e shefit të kuzhinës për të pregatitur të gjitha ushqimet.
Për katër ditë të javës, rreth 300 vullnetarë i bashkohen atij për të gatuar 800-1000 racione me supë me perime, sanduiç por edhe ëmbëlsira. E çdo mbrëmje ua shpërndajnë personalisht të pastrehëve.
“Për plot 15 vite së bashku me miqtë e mi ne gatuajmë për të varfërit dhe të pastrehët që jetojnë në rrugë”, shprehet ai.
Për Impagliazzo, i cili dikur punonte për Departamentin e Sigurimeve Shoqërore në Itali, çdo gjë nisi disa vite më pare, kur një burrë i pastrehë në një stacion treni në Romë i kërkoi para për të blerë një sanduiç.
Sanduiçët të heqin urinë, por janë pak për të ngrohur të pastrehët. Kështu, së bashku me gruan dhe miqtë e tij, ai filloi të gatuaj në shtëpi, më pas në kuzhinë profesionale.
“Ne e filluam këtë aventurë me dhjetë sanduiçe, atëherë bëmë 30, 40, 50 …”, tha ai duke shtuar se mesazhi është i qartë.
“Ne përpiqemi të përfshijmë gjithnjë e më shumë njerëz në mënyrë që Roma të bëhet një qytet ku njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin, e dini? Solidariteti” thotë 90-vjeçari.
Sipas Caristas ka rreth 7.700 njerëz të pastrehë që jetojnë në kryeqytetin italian, Numri që mblidhet pranë Vatikanit është rritur dukshëm vitet e fundit.
Impagliazzo, është nderuar nga Presidenti Italian Sergio Mattarella duke u njohur si “Hero i kohëve moderne”.

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes