Hidhet poshtë padia kundër Ronaldos për përdhunim
Një gjykatë në SHBA ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim ndaj Kristiano Ronaldos.
Kathryn Mayorga akuzoi se futbollisti i Mançester Junajted e kishte përdhunuar në një hotel në Las Vegas në 2009.
Ajo raportohet se arriti një marrëveshje me portugezin në 2010, duke marrë 375 mijë dollarë.
Por, pavarësisht kësaj, Mayorga ka kërkuar nga Ronaldo miliona dollarë.
Ajo ka deklaruar se për shkak të traumës emocionale është shtyrë për të pranuar ofertën.
Sipas gjykatës, avokati i Mayorga e persekutoi Ronaldon duke përdorur dokumente të vjedhura dhe dokumente të fshehta të çështjes.
Për shkak të kësaj, gjykata i ka mohuar Mayorga të drejtën për të ndjekur çështjen duke e pushuar atë.
Në 2019, prokurorët në SHBA thanë se Ronaldo nuk do të përballet me akuzën e përdhunimit për shkak se nuk ka prova të arsyeshme për dyshimin.
Në 2009, Mayorga denoncoi përdhunimin por pa dhënë detaje se ku kishte ndodhur dhe kush ishte përdhunuesi.
Ronaldo nuk e ka mohuar takimin me të në Las Vegas por sipas tij marrëdhënie ka qenë me konsensus.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi