Historia e 15-vjeçarit të paralizuar që kërkon një karrige me rrota
Si të gjithë fëmijët e tjerë, ai shkonte në shkollë dhe punonte për të ndihmuar familjen. Ëndrra e tij ishte të bëhej mjek.
Por, gushti do të ishte muaji më fatkeq për të. Çdo gjë iu përmbys kur ai diagnostikohet me mungesë në zhvillimin e kockave, gjë që e detyroi të ulet në karrige me rrota dhe t’ia presë të gjithë ëndrrat në mes.
“Ai shikon shokët e zë e qan brenda. Ai është me nota 9 dhe 8, mëson, por fati i keq e bëri që të rrijë me mua në shtëpi”, rrëfen nëna e tij Etleva Vërlaci.
Vështirësitë për të siguruar të ardhura, u shtuan edhe më shumë me sëmundjen e Aleksit. Etleva, tregon se nevojat që ai ka janë përtej mundësive të familjes së tyre.
Asaj tashmë i duhet të qëndroj në shtëpi, për t’u kujdesur për djalin.
“Me kempin e djalit vij vërdallë. Ça merr ai? 115 mijë lekë merr, dhe ato s’i dalin. Bidonë mbledh… sa fitoj 3-4 mijë lekë.. Ai do dhe karrocë që të shkojë në tualet, kushtet s’ia kam. Më duhet ta marr në kurriz se nuk e ngre dot… dje e rrëzova.
Në një dhomë, pa dyer e dritare, jetojnë 7 persona. Megjithatë, shëndeti i Aleksit është në radhë të parë.
Ajo që Etleva i kërkon shtetit, është një karrige me rrota për Aleksin.
“Nuk dua asgjë, vetëm mjetet e tij të më sigurojë shteti. Nuk dua as për të ngrënë, as për të pirë, vetëm djalin, se do mbledh bidonë, do marr bukë tek koshi, siç kam marr… por vetëm mjetet e djalit”, apelon znj. Vërlaci.
Në Shqipëri janë rreth 20 mijë romë. Shumë prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme.
Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), në raportin e tij për vitin 2020, tha se Shqipëria ka bërë “përparim të ngadaltë në respektimin e të drejtave për romet dhe egjiptianët”.
LEXONI GJITHASHTU:
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues