Hoti: Rama gaboi me ‘Open Balkan”, do kemi ecuri në “Procesin e Berlinit”
Analisti Dritan Hoti ka komentuar përfundimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur”, lajm i cili u bë me dije pak ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rama herë pas here ka bërë një gabim në ligjeratën e tij politike në lidhje me këtë proces.
Më tej ai tha se mos-bajtja e mbledhjes së dy qeverive provoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili refuzoi që ta takonte Ramën, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.
“Ishte një iniciativë e cunguar që aderonin vetëm tre shtete, që kishin një bashkëpunim vetëm sipërfaqësor. Rama ka bërë disa gabime në ligjeratën politike. Hera herës ka pasur një protagonizëm duke e veshur me arrogancë.
Mosmbajtja e dy qeverive, provokoi Kurtin që si pasojë e refuzoi Ramën për ta takuar. Rama gaboi në anulimin e mbledhjeve pasi tematika ishte simbolike dhe kishte domethënie të veçantë.
Procesi i Berlinit nuk kishte mbetur në vend numëro, po pati një ndërfutje të “Ballkanit të Hapur”. Janë dy premisa që kanë të bëjnë me samitin e Ballkanit gjë që është pozitive për Shqipërinë.
Do të kemi një ecuri të Procesit të Berlinit që duhen marrë seriozisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë një shtysë e mirë në planin juridik dhe ekonomik për të afruar dhe më shumë vendin tonë me Evropën e Integruar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë