Humbi jetën pas lindjes, avokatja: Faji i mjekut, jo i spitalit
Avokatja Eranda Gjonaj komentoi humbjen e jetës së gruas në Berat pas lindjes së fëmijës së tretë me operacion.
Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se faji nuk është i spitalit, por i mjekut që ka kryer ndërhyrjen.
“Në gjykimin tim duhen marrë parasysh të gjitha rrethanat. Pavarësisht se juridikisht faji i ngelet spitalit në gjykimin tim faji është individual dhe duhen parë të gjitha rastet që janë ndjekur individualisht nga i njëjti mjek sepse kallëzimi mund të bëhet ndaj vetë personit,” – u shpreh Gjonaj.
Operacioni kaloi me vështirësi dhe mundime, derisa gjendja e gruas pas lindjes vetëm sa shkonte keqësohej. Kështu ata u detyruan të nisen për në Itali, me shpresë që Miljeta Sadushi do të gjente shërim, por për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë. Miljeta vdiq duke lënë pas bashkëshortin me tre fëmijë të vegjël në shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, disa të plagosur
- 14:22 Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë
- 14:18 Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti
- 14:17 SHBA-ja dhe Irani pritet të rifillojnë bisedimet në Doha