Humbja e Interit është bërë virale, si ju duket krahasimi me PD? Përgjigjet Berisha
Gjatë një konference për shtyp këtë të hënë, lideri demokrat Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e kishte ndjekur finalen e Champions League mes Interit dhe PSG-së.
Gazetari që i bëri pyetjen i shpjegoi Berishës se humbja e Interit ndaj PSG-së ishte bërë shumë virale, duke bërë një analogji mes humbjes së PD-së dhe fitores së Ramës duke marrë për bazë dhe faktin që gjatë fushatës elektorale, Partia Socialiste identifikohej me numrin 5 në fletën e votimit, ashtu si edhe 5 golat që PSG i shënoi Interit.
“Çështja e farsës elektorale është bërë shumë virale këto ditë. Si tifoz i francezëve, si e patë fitoren me 5 shifra të PSG-së ndaj Interit? U gëzuat?”, e pyeti gazetari.
Por Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë në lidhje me kët por u shpreh se është në një periudhë ku interesi i tij për futbollin ka rënë, dhe në vend të kësaj, iu kthye gazetarit me një kundërpyetje: “Mos do të më pyesësh për udhëtimin e Ramës me çarter, me bileta 30-40 mijë euro sipas tij, apo për takimin me Nusretin e biftekut e 1 mijë dollarësh?”
“Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës sime. Nuk them se e pashë (finalen e Champions League). Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin, me biftekun prej 1 mijë dollarësh. Sigurisht, si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektorale që ka bërë”, tha Berisha.
Si t’u duk ndeshja PSG-Inter? Berisha: Interesi për futboll është zero në këto momente pic.twitter.com/hSVK1eOGg0
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 2, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 15:22 Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste
- 15:19 Kritik i luftës në Ukrainë, politikani rus Boris Nadezhdin arrestohet nga policia
- 15:12 Strategjitë e mbrojtjes “Vepro vetëm”, reagon Macron: Një absurditet
- 15:10 Franca mbyll përkohësisht tre reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit intensifikohet
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in