I dënuar me 18 vite burg për vrasje me dashje, arrestohet 39-vjeçari (Emri)
39-vjeçari Afrim Kila i cili në vitin 2020 vrau dashje një person me inicialet D.K. Është arrestuar. Kila e goditi fillimisht me mjete të forta viktimën e tij, ndërsa ishin në ambientet e një lokali në Ishëm. Më pas ai e goditi atë edhe me automjet, duke i shkaktuar kështu vdekjen.
Kila u dënua nga Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me 18 vite burg, ndërsa së fundmi ishte duke vuajtur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Njoftimi i policië
Ndalohet një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me dashje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, e cila ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim. Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Dirk Schübel emërohet Përfaqësues i ri Special i BE-së për Kosovën
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
- 12:32 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re