“I lidhën këmbë e duar në bagazh”- Si babai rrëmbeu vajzën për të zhvatur ish-gruan

4 Dhjetor 2023 | 14:45

Detaje tepër të rënda janë zbuluar nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup e cila u gjet e vdekur një javë pasi ishte rrëmbyer.

Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, bëri me dije se i dyshuar kryesor në organizimin e ngjarjes është dhe babai i 14-vjeçares, i cili ka pasur rolin e informatorit.

Plani i rrëmbyesve sipas saj ishte zhvatja e parave të nënës së vajzës, e cila ishte e divorcuar dhe kohët e fundit kishte shitur një apartament.

Iljazi theksoi se pasi e rrëmbyen brenda pallatit, vajza u transportua në periferi të Shkupit, e lidhur në bagazhin e një makine, ku në rrethana që ende nuk dihen ndërroi jetë.

“Shumica prej tyre kanë pranuar fajin dhe të gjithë të arrestuarit e kanë të njëjtë versionin se si ka shkuar ngjarja. Ata pohojnë se vajza është rrëmbyer me forcë në mëngjes, në hyrje të pallatit. Është futur në makinë me forcë, i janë lidhur këmbët dhe duart dhe është futur në pjesën e bagazhit të makinës. Pastaj është transportuar në loakcionin në periferi të Shkupit, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe si ka dalë situata prej kontrollit dhe është mbytur. Pastaj është varrosur në një vend tjetër dhe makina është djegur”, tha ajo.

I njëjti grup rrëmbeu dhe vrau dhe një tjetër shtetas, Pançe Zhezhovskin.

Personat e arrestuar janë identifikuar si Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.

Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026