I moshuari goditi me sëpatë gruan, gazetarja: 62-vjeçarja do tërheqë denoncimin
Një i moshuar në Vorë goditi me sëpatë gruan e tij 62 vjeçare të hënën e 1 majit. gruaja u shtua në spital për shkak të lëndimeve ndërsa 72-vjeçari deklaron se s’mban mend asgjë në lidhje me ngjarjen.
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ishte këtë të martë pranë banesës së çiftit të moshuar. ajo tha se zonja Vasilika Budlla i ka lënë ambientet e spitalit dhe është në Vorë, ku sipas informacioneve ajo mund të ketë shkuar për të tërhequr denon cimin e bërë ndaj 72-vjeçarit Qazim Budlla.
“Zonja Vasilika Budlla ka lënë ambientet e spitalit dhe sipas informacioneve ka shkuar në Vorë, ku mendohet se mund të ketë shkuar për të tërhequr denoncimin pasi e kam theksuar edhe më herët, dhuna në këtë familje është një fenomen që përsëritet mes çiftit.
Kjo është një situatë që përsëritet dhe kanë konflikte të tilla, ku kërkojnë ndihmën e policisë e më pas zonja tërhiqet, pasi zotëria duket se vuan nga probleme të shëndetit mendor”,-tha gazetarja Sara Demushi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “S’mbaj mend asgjë”- Flet burri që qëlloi me sëpatë në kokë gruan pas sherrit banal
- Nga burgu në QSUT në gjendje kome, e ëma e 28-vjeçarit: E dhunuan! Ç’më tha mjeku
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë