‘I pamundur kërkimi shkencor me këto paga’, pedagogu: 1500 euro për një konferencë
Pedagogu në Universitetin Politeknik të Tiranës, Klodian Dhoska thotë se kërkimi shkencor është thuajse i pamundur për të dhe kolegët e tij, për shkak se nuk përftojnë fonde nga Bordi i Administrimit.
Në në intervistë për Euronews Albania, Dhoska nënvizoi se një pedagogu, i duhet të paktën 1500 euro për të marrë pjesë në një konferencë shkencore.
“Në lidhje me kërkimin shkencor, ka pasur raste kur Bordi i Administrimit kur ka thënë, nuk kemi fonde dhe i takon çdo pedagogu 200-300 euro për të bërë një publikim shkencor. Për të bërë një konferencë, duhet minimumi 1500 euro, që të marrësh pjesë. Ne kemi bërë më shumë se çfarë ka bërë Kosova, me mundësitë tona. Por ata paguhen me mirë, ndërsa ne të kundërtën”, theksoi ai.
Sindikata e pedagogëve ka përshkallëzuar bojkotin, teksa nesër do të zhvillohet një protestë kombëtare.
Pedagogët kërkojnë edhe prezencën e studentëve në këtë protestë, e cila do të zhvillohet para godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik.
LEXONI GJITHASHTU
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)