I “vodhën” xhupin në Kuvend, Korreshi: E “mori” një koleg i PS, deputet në Korçë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, shpërndau në rrjete sociale një denoncim, ku bënte me dije se kolegët e maxhorancës i kanë “vjedhur” xhupin në ambientet e sallës së seancave plenare.
Përmes një lidhjeje live me Euronews Albania, deputeti demokrat sqaroi me nota humori incidentin që ndodhi në Kuvend.
Korreshi tha me ironi se “fal ndërhyrjes së Ministrit të Brendshëm u zbulua se xhupi ishte marrë pa dashje nga një koleg i Partisë Socialiste, deputet në qarkun e Korçës”.
Sipas Korreshit, deputetët e PS u larguan me shumë urgjencë nga salla e Parlamentit, sa morën çfarë u doli përpara në dhomën e përbashkët ku lihen xhupat.
“Për fatin tim të mirë, falë ndërhyrjes së Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes, xhupi im u gjet. Një nga deputetët e PS, që ka pasur trupin tim, e kishte marrë pa dashje. Por xhupi është rikthyer në ambientet e Kuvendit. Ai është marrë pa dashje nga një koleg i Partisë Socialiste, deputet në qarkun e Korçës, por tashmë është rikthyer. Ka një mjedis të përbashkët përpara sa të hysh dhe xhupat lihen jashtë, kështu që në ato ambiente, nga nxitimi për të ikur me vrap nga seanca, kanë marrë çfarë u ka dalë përpara. Kap çfarë të kapësh, “KÇK”,” tha Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut