Ibrahimaj paralajmëron qytetarët: Do merrni gjobë nëse gënjeni në Cens

18 Shtator 2023 | 22:13

Ministrja Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje në lidhje me Censin që do të zhvillohet këtë vit për regjistrimin e banesave dhe popullsisë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo ka paralajmëruar qytetarët se do të gjobiten nëse nuk i binden regjistrimit ose nëse plotësojnë të dhënat gabim.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne, të nënvizojmë rëndësinë e këtij aktiviteti. Të dhënat do të shkojnë direkt në server dhe nuk ka asnjë mundësi që të manipulohen. PS dhe politika nuk ka ndërhyrë në të dhënat e INSTAT në asnjë rast. Qytetarët do të gjobiten kur të rezistojnë ti binden regjistrimit dhe në rast të përgjigjeve të rreme. Do të bëhet një verifikim pasi censi do të përfundojë”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026