Ilir Meta: 18% e buxhetit shkon për investime, të tjerat për propagandë dhe ahengje
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë dhe përfaqësues i koalicionit “Bashkë fitojmë” ishte këtë të hënë në një deklaratë për mediat ku akuzoi se Bashkia Tiranë, me në krye Erion Veliajn kanë keqpërdorur buxhetin.
Ai ka nxjerrë disa të dhëna ku krahasonte buxhetin e Bashkisë së Tiranës në vitin 2016 me atë të vitit 2021 dhe sipas tij shifrat dëshmojnë se është investuar shumë në propaganndëm, ndërsa investimet për kryeqytetin kanë rënë ndjeshëm.
“Buxheti i Tiranës ka pësuar një degradim serioz. Në vitin 2016 numri i të punësuarve ishte 4049, në vitin 2021 vajti 7610dhe sot është shumë më tepër, gati është dyfishuar. fondi i pagave në vitin 2016 ishte 34 milionë dollarë, në vitin 2021, 60 milionë dollarë, sot është shumë më tepër. Shpenzimet operative nga 33milionë dollarë që ishin në 2-016 kaluan në 70 milionë dollarë në 2021.
Aktualisht pagat dhe shpenzimet e tjera shkuan 130 milionë dollarë ose 64% e buxhetit të bashkisë së Tiranës, ndërsa investimet që u premtuan se do rriteshin nga 34% që ishin në vitin 2016, përfundojnë në vetëm 18% në vitin 2021.
Pra konkluzioni është i qartë të gjitha paratë shkojnë për paga, për propagandë, për qejfe dhe për ahengje dhe për deklarata vipash, të cilët janë përfituesit më të mëdhenj të taksave të qytetarëve të Tiranës në shkëmbim të deklaratave të tyre për të përshëndetur kryetarin e komanduar. Ato duhet të shkonin për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës copë-copë të Tiranës dhe për shërbimet e tjera”,-tha Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës