Iljazaj-Berishës: Reformimi i drejtësisë është gënjeshtër, nuk i bëni 94 vota
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania përsëriti premtimin për reformimin e sistemit të drejtësisë.
Gazetari Ervis Iljazaj e cilësoi premtim të pambajtshëm atë të artikuluar nga kryedemokrati duke i kujtuar që për ta bërë këtë i duhen 94 vota, ndryshe bashkimin e votave me PS, që ai më herët e ka përjashtuar.
Berisha pranoi se nuk mund ta bënte këtë i vetëm, por theksoi se ky është momenti kur të gjithë duhet të ndërgjegjësohet se reforma më drejtësi ishte një eksperiment që dështoi dhe tani duhet të ulemi ti japim drejtim për t’u mundësua shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor.
“Pse u premtoj shqiptarëve sepse kemi një komb që ka humbur të drejtën e një procesi ligjor. Pas të drejtës për jetën është një nga të drejtat më të rëndësishme për një shoqëri; procesi ligjor. Nuk varet nga unë, e di. 34 vite reformat në drejtësi nuk kanë qenë unilaterale, kanë qenë të dyanshme por të jemi realistë kanë qenë edhe me arbitër ndërkombëtarë, Komisioni i Venecias, ekspertë. Çfarë do ndodhë, së pari duhet të ndërgjegjësohen ata që për mua në mënyrë të padrejtë refuzojnë të pranojnë realitetin e krijuar… Nuk ka investime të huaja, janë miliarda të bllokuara në çështje civile, të gjithë ata që kanë një proces janë njerëz të dëshpëruar. Unë jam i bindur, do ndërgjegjësohen; u bë eksperimenti, dështoi, të ulemi t’i japim drejtim. Ne do të votojnë çdo reformë që është për integrimin e Shqipërisë në BE, por nëse BE nuk realizon procesin ligjor…
Do ndryshojnë gradualisht… Venecia ka dhënë një paralajmërim të kobshëm dhe ajo ka ndodhur. Shqiptarëve do ju dalim ne zot, me partnerët tanë, po punojmë me fondacionin Adenauer me debate, dëgjesa”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 11:05 Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë: I gjithë Libani duhet të digjet
- 10:53 Ardit Bido reagon për përplasjen me protestuesit (VIDEO)
- 10:52 Valë e të nxehtit edhe në Gjermani; temperaturat deri në 38 gradë, po vijnë stuhi të forta
- 10:51 Ministeriali i NATO-s në Bruksel, takimi i 35-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pjesmarrës dhe ministri Nufi
- 10:44 Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, mbyllen shkollat, anulohen festivalet
- 10:44 Sulmet libaneze vranë 4 ushtarë, ministri Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet