Indeksi i barazisë gjinore, Shqipëria renditet poshtë mesatares së BE-së
Indeksi i barazisë gjinore që u publikua dje nga INSTAT, tregon se për vitin 2017, Shqipëria renditet më poshtë se mesatarja e Bashkimit Evropian, me përjashtim të fushës së qeverisjes, ku Shqipëria ka më shumë barazi gjinore sesa mesatarja e vendeve të BE-së.
Ashtu si në të gjithë BE-në, ndarja gjinore në tregun e punës është ende e dukshme dhe e pasqyruar në përqendrimin më të lartë të grave në sektorë si shërbimet sociale. Gjithashtu në fushën e parasë, rezultati prej 59.6 rrjedh nga një situatë veçanërisht e pafavorshme në nën fushën e burimeve financiare, ku maten pabarazitë në të ardhura dhe fitime mes grave dhe burrave.
Në fushën e dijes, rezultati tregon një hendek ende të madh gjinor në të dyja këto nën fusha: arritjet dhe pjesëmarrja, dhe ndarja e punës. Ndonëse ka më shumë gra të arsimuara sesa burra, në Shqipëri, ato zënë një vend relativisht më të vogël krahasuar me nivelet e BE-së dhe objektivat kombëtarë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital