Intervistoi Ramën pas kritikave për Belerin, gazetari grek flet për Euronews
Gazetari grek, Pavlos Papadopoulos i cili disa ditë më parë intervistoi kryeministrin Rama lidhur me çështjen Beleri ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania. Ai ka treguar se si u kontaktua nga kryeministri Rama i cili i ka shpjeguar anën e tij në këtë histori.
Gazetari tha se e respekton atë që tha Rama, por gjithashtu ka pasqyruar në shkrimin e tij në Ekathemerini edhe atë që flitet kryesisht ne Athinë.
Gazetari tha se Athinë po shpresohet se në javët apo muajt në vijim, Beleri të lirohet dhe të betohet në detyrën që sipas tij i takon, pasi arrestimi I tij ka bërë që Greqia ta shikoj me dyshim demokracinë në Shqipëri.
“Para arrestimit të Belerit ne kishim një mendim shumë pozitiv për mënyrën se si është rritur demokracia në Shqipëri dhe të drejtat që Shqipëria ka për t’u bërë pjesë e BE-së. Por papritur arrestimi i Belerit u bë në një mënyrë të tillë, që rriti dyshime të mëdha në Athinë për mënyrën se si funksionon demokracia në Shqipëri.
E para Beleri nuk u kap duke e kryer atë akt, ndaj edhe sikur arrestimi të ishte i drejtë ai nuk duhet të mbahej në burg, për një krim për të cilin nuk ka fakte konkrete. E dyta gjatë ditës së zgjedhjeve në maj, pati kandidat të tjerë, apo incidente të tjera që nuk shkuan siç duhet në Shqipëri, por i vetmi kandidat që u mbajt në Burg ishte Beleri”,-tha Papadopoulos.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër