Investimi 500 mln lekë, markata e Durrësit sërish pa standarde
Markata e qytetit të Durrësit pak muaj më parë iu nënshtrua restaurimit pasi kushtet ku tregtoheshin produktet nuk plotësonin standardet. Këtë e konfirmoi vetë kryetarja e bashkisë së qytetit Bregdetar Emiriana Sako në datën 1 korrik.
Por, 2 muaj pas përfundimit të punimeve, duket se kushtet lënë për të dëshiruar. Temperatura brenda në markatë gjatë ditës temperaturat shkojnë në 40 gradë.
“Kemi plazh në markatë. Temperatura deri tani është shumë e lartë, por kur vjen dreka temperatura këtu shkon 40 gradë. Është bërë shumë herë më keq sesa ka qenë”, tregon një shitës.
“40 ka shkuar këtë javë temperatura se nuk ka nga të hyjë ajri, markata është komplet e rrethuar”, shprehet një tjetër.
Këtë shqetësim e ngrenë edhe blerësit, të cilët thonë se detyrohen që të dalin herët në mëngjes për të kryer blerje.
“Vij shpejt herët e iki herët në shtëpi”, shprehet një qytetar.
I nxehti që depërton përmes hapësirave në tavan, rrit rrezikun për dëmtimin e produkteve.
Për rikonstruksionin e markatës, që nisi në fillim të korrikut 2021, janë shpenzuar më shumë se 500 milionë lekë. Në tregun aktual ushtrojnë aktivitetin rreth 300 tregtarë të fruta-perimeve.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid