Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë
5 Nëntor 2022 |
13:47
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian e ka pranuar për herë të parë se shteti i tij i ka dhuruar dronë Rusisë.
Ai nënvizoi se ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar prej disa javësh qytetet ukrainase, shkruan REL.
Komentet e ministrit iranian kanë ardhur pas disa muajve të mesazheve konfuze të Iranit lidhur me furnizimin e Rusisë me armë.
“Ne i kemi dhënë Rusisë numër të kufizuar të dronëve, para se të niste lufta në Ukrainë”, u ka thënë Amirabdollahian gazetarëve, pas një takimi në Teheran.
Ditë më parë, zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë armatosjen e Rusisë për luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë