Irena Gjoka gjyqtarja që ka në dorë “fatin” e Metës, reagon avokati i kreut të PL-së

3 Shtator 2025 | 10:47

Pas përcaktimit të gjyqtares Irena Gjoka për shqyrtimin e dosjes së ish-presidentit Ilir Meta, mbrojtësi i tii ligjor, Kujtim Cakrani, deklaron jo zyrtarisht, se do të kërkojë dorëheqjen e gjyqtares nga çështja dhe në rast se kjo e fundit nuk do të pranojë, atëherë ai do bëjë kërkesë për përjashtimin e saj.

Sipas Cakranit, nuk mundet të shqyrtojë dosjen një gjyqtare e cila është dënuar në shtetin grek dhe që njëkohësisht është anatemuar edhe nga Ilir Meta dhe nga partia që drejtohet prej tij, Partia e Lirisë.

“Në kushtet kur Gjoka ka probleme me ligjin, nuk mundet të marrë në dorëzim këtë dosje”, deklaroi Cakrani.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

SPAK bën me dije se Ilir Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale:

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim,

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim,

“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private”.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi akuzohet për të njëjtat vepra penale, duke përfshirë dy raste korrupsioni pasiv, pastrim të produkteve kriminale në bashkëpunim, si dhe mosdeklarim të pasurive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026