Ironizon Kadilli: Berisha nesër si Nuri Beu te Koncert në vitin 1936

5 Dhjetor 2022 | 21:48

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli tha në “Now me Erla Mëhillin” se nëse opozita zgjedh si arbitër Bashkimin Europian duhet të pranojë edhe kur i jep “karton të kuq”.

“Nëse e parodizojmë protestën e opozitës tregojmë “erdoganizëm” apo çfarë të duash, tipare autoritarizmi, parodizomi me shëmbëlltyra të filmave të realizmit socialist, tip Nuri Beu e të tjera, mund të bëjnë për të qeshur njerëzit, por detyra e kryeministrit që i ngjan atij Fotaqit prefekt nuk është që të vazhdojë të bëjë koncert. Ne na duhet një Shqipëri që bën butaforinë e BE-së,” – u shpreh Kadilli.

Ai shtoi se ka raporte që bëjnë të qartë gjendjen e korrupsionit dhe niveleve të krimit në Shqipëri.

Nesër, më 6 dhjetor, mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Paralelisht do të mbahet dhe protesta e opozitës e cila është planifikuar të zhvillohet në një perimetër sigurie, pra konkretisht te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026