Ish-kreu i KQZ: Pas 4 vitesh PD do ketë më pak lekë në zgjedhje

26 Mars 2023 | 21:44

ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Krsitaq Kume tha se në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike do të ketë shumë më pak para se shumë që i është caktuar këtë vit për fushatën zgjedhore.

i ftuar në emisionin “Review” ai tha se Partia Demokratike i ka bërë dëmin më të madh vetes pasi sipas tij pas katër viteve asaj do i caktohen më pak para për fushata elektorale.

“Te paratë nuk ka problem. E përcakton ligji dhe në zbatim të ligjit ne sot kemi PD-në e cila si kryetar të komanduar ka zotin Alibeaj. Natyrisht paratë shkojnë atje dhe nuk ka se ku të shkojnë tjetër. Efekti që mund  të sjellë është për këta që do të vijnë më tej.

Sa para për fushatën elektorale do ketë Partia Demokratike për fushatën që do vij pas kësaj. Janë duke ja bërë dëmin vetes së tyre. Pas katër viteve unë pres që PD-ja të ketë shumë më pak lekë për fushatë se sa ka sot. Me këtë vendim që po merret është në  vijim të asaj që thashë më parë. Një kandidat është shumë herë më mirë se një kandidat i gjysmë e jo më dy kandidat”,-tha për Euronews Albania, Kristaq Kume.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026