Ish-ministri Beqaj kërkon “Diellën” në burg për të dëgjuar CD-të e dosjes

14 Tetor 2025 | 16:25

Vështirësitë për të dëgjuar të gjitha CD-të dhe audioregjistrimet e seancës paraprake në burg kanë bërë që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të kërkojë të ketë “Diellën” në burg.

Beqaj pretendon se nuk është njoftuar sipas ligjit për akuzën. “Me sa duket më duhet një Diell, s’kam si ta bëj ndryshe, ose të kem një kompjuter,”-tha ai.

Ish-ministri shfaqi kundërshtime edhe për seancën paraprake, ku akuza ndaj tij u rikualifikua nga “shpërdorim detyre i kryer në bashkëpunim” në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Beqaj tha se “procesverbalet që i ka dhënë gjykata janë të paplota.” Ndërsa gjyqtarja u shpreh se “ato janë shënime të përmbledhura, keni CD-të.”

Gjatë leximit të procesverbaleve të seancës paraprake (që është zhvilluar me dyer të mbyllura), Beqaj tha: “E pyeta gjyqtaren: më thuaj sa kam vjedhur. Gjyqtarja përdori si argument që unë jam informaticien dhe i vëmendshëm në seancë.”

Për këtë dosje, në gjykatë janë rreth 600 fashikuj, ose ndryshe, mbi 30 mijë faqe materiale hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026