Ish-ministri Fatmir Mediu dhe deputeti i PD në SPAK | 5 zhvillime
- ‘U thirra për një hetim’, Fatmir Mediu flet pas marrjes në pyetje nga SPAK
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dhënë një pronocim të shkurtër për mediat, pasi qëndroi për rreth dy orë në zyrat e Strukturës së Posaçme.
Ai bëri të ditur se ishte thirrur në cilësinë e deklaruesit për një hetim në interes të SPAKU-t.
“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni për një hetim që është interesi i SPAK, do ruaj konfidencën e dëshmisë. Jam thirrur si deklarues’. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës me se me çfarë cilësie je ftuar?”, tha ish-ministri.
Lexoni për më shumë: ‘U thirra për një hetim’, Fatmir Mediu flet pas marrjes në pyetje nga SPAK
- Deputeti i Partisë Demokratike tregon pse u mor në pyetje nga SPAK-u
Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka reaguar pasi u mor në pyetje nga Struktura e Posaçme (SPAK), këtë të mërkurë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Hila shpehet se sot u paraqit pranë SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për një çështje që është në proces.
Ai theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.
Lexoni për më shumë: Deputeti i Partisë Demokratike tregon pse u mor në pyetje nga SPAK-u

- Ku ndodhet Vis Marinaj? Berisha: Rama e di, kush janë 2 të tjerët që duhet të pyesni
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e di se ku ndodhet i shumëkërkuari, Ervis Martinaj.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në lidhje me fatin e Ervis Martianjt duhen pyetur edhe dy gazetarë, ndër to Baton Haxhiu, të cilët shkruajtën se trupi i Martinaj ishte ndarë në gjashtë pjesë.
Lexoni për më shumë: Ku ndodhet Vis Marinaj? Berisha: Rama e di, kush janë 2 të tjerët që duhet të pyesni

- Tare: Drejtori i klubit Partizani u emërua shef i kabinetit të Fatmir Mediut
Ish-drejtori i klubit sportiv Partizani, Isa Tare thotë se u largua nga drejtimi i skuadrës kryeqytetase, për shkak se ishte kundër privatizimit të truallit.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Tare u shpreh se pasi e larguan, në vend të tij vunë një person që e mbajti postin për 3 muaj dhe më pas e dorëzoi klubin.
Tare shtoi se ky person u shpërblye duke u emëruar shef kabineti të Fatmir Mediut, ministrit të Mjesidit në atë kohë.
Lexoni për më shumë: Tare: Drejtori i klubit Partizani u emërua shef i kabinetit të Fatmir Mediut
- ‘Mobilizim i pjesshëm ushtarak’, Putin shpall planin e ri për luftën në Ukrainë
Nga dita e sotme, Rusia nis një mobilizim të pjesshëm ushtarak. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim drejtuar kombit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Në deklaratën e tij, Putin akuzoi Kievin se po tërhiqej nga bisedimet e paqes, duke vepruar me urdhër të drejtpërdrejtë nga aleatët perëndimorë.
Lexoni për më shumë: ‘Mobilizim i pjesshëm ushtarak’, Putin shpall planin e ri për luftën në Ukrainë
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë