Ish-ministri i Jashtëm i RMV-së: Procesi i anëtarësimit në BE, i bllokuar
Për ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, procesi i zgjerimit të BE-së mund të konsiderohet pa frikë i dështuar.
Në një intervistë për programin “Balkans Debrief” të Këshillit të Atlantikut, të drejtuar nga gazetarja Ilva Tare, Dimitrov ka theksuar se pavarësisht se BE doli me një strategji për rritjen e besueshmërisë së tij politike, në këtë proces nuk janë bërë hapa përpara.
Sipas Dimitrov, procesi po karakterizohet më tepër nga vetot individuale të shteteve anëtare, që kanë vetë probleme të brendshme me kriteret e anëtarësimit, që janë vlerat themelore të demokracisë, luftimi i korrupsionit, apo liria e medias.
“Kemi një proces zgjerimi të cilit i mungon karburanti politik. Për fat të keq, nga mbledhja e Këshillit Evropian në qershor unë pres që vetoja bullgare të mbetet në fuqi, që të mos kemi një zgjidhje të problemit, por në njëfarë mënyre shtyrjen e kësaj vetoje. Dimensioni i veprimeve të njëanshme të Sofias është shkrirë me procesin e zgjerimit dhe unë nuk e di se cili është skenari më i keq; mungesa e ecjes përpara, apo një fitore sipërfaqësore, ku hapi i ardhshëm do të jetë përmbushja e kushteve që nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagenit”, tha Nikola Dimitrov.
Gjatë intervistës, Dimitrov është pyetur edhe mbi idenë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe atij të KE-së, Charles Michel për një komunitet të ri politik evropian. Në përgjigjen e tij, ish-shefi i diplomacisë maqedonase është shprehur dakord, përsa kohë kjo nismë nuk përjashton procesin e zgjerimit.
“Kjo ide është e mirë të eksplorohet, veç rastit nëse përjashton zgjerimin. Mendoj se është e rëndësishme ta themi me zë të lartë, sidomos pas vendimmarrjeve të mëhershme të Francës kur është folur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, se zgjerimi është aty, kushtet janë aty; por ne jemi seriozë për zgjerimin. Por kjo është diçka plotësuese dhe ndoshta mund të forcojë procesin e zgjerimit. Ndaj është kritike që kjo të thuhet qartë dhe me zë të lartë”, u shpreh Dimitrov.
Më tej, Dimitrov është shprehur dakord edhe për idenë e anëtarësimit me dy etapa, duke krijuar fillimisht një treg të përbashkët evropian dhe më pas aderimin në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta