Ish-prokurori Beçi: Nga e shtuna, jemi në ‘epokën e re’, kush duhet të bëjë kujdes
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur në lidhje me çështjen “Partizani” ku në pranga ka rënë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa për liderin demokrat është vendosur “Detyrim Paraqitje”.
Beçi theksoi se që prej të shtunës kur u arrestua Malltezi kemi hyrë në një epokë të re, duke theksuar se zyrtarët e lartë përfshirë dhe ish-kryeministrat apo kryeministrin duhet të ketë kujdes nëse ka miratuar ligje klienteliste.
“Do të duhet që Prokuroria e Posaçme sot që po flasim të dalë me prova dhe jo me hamendësime e deduksione. Në rast se një person që ka qenë ish-kryeministër apo ish-president, ka ndikuar për hartimin e ligjeve dhe akteve ligjore, duhet të qëndrojmë tek pikëpamja penale dhe pikëpamjea penale njeh vetëm një parim, lidhjen shkak pasojë dhe fajin.
Që ti lidhësh të treja këto do t’i duhet Prokurorisë që në ditët në vijim të përcaktojë dhe të provojë që këta minustra ka qenë apo jo vartës të ish-kryeministrit.
Prokuroria duhet t’I largohet konfliktit civilë penalë, do të duhet të përcaktojë se këto shkelje janë më tej se civile apo administrative dhe mbi të gjitha duhet të kuptojmë se “kemi hyrë në një epokë të re”.
Çdo ish-kryeministër dhe çdo kryeministër i Shqipërisë me standardin që Prokuroria e Posaçme po vendos duhet të bëjë kujdes kur ka miratuar ligje klienteliste, ligj me akte nënligjore”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:31 25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
- 10:24 Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur