Ish-prokurori: Gjuha e Metës e papranueshme, Dumani dhe trupa e SPAK në një sfidë
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj SPAK.
Ai theksoi se nga njëra anë deklaratat e Metës do i shërbejnë SPAK ndërsa nga ana tjetër shtoi se gjuha e ish-presidentit është e papranueshme.
Mes tjerash ai theksoi se kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me trupën e këtij institucioni sot janë në një sfidë të madhe duke shtuar se tashmë Meta dhe Sali Berisha nuk kanë më fuqi mbi sistemin e drejtësisë.
“E kam përjetuar në dy plane, në planin e parë e kam me menduar se më shumë se kaq nuk mund të sulmohet. Dhe shumë mirë që u sulmua nga një ish-zyrtar i lartë. Kjo do i shërbejë SPAK. Plani tjetër, e kam përjetuar me shqetësim, jo se do të ketë ndonjë efekt për të ndaluar punën e SPAK, pasi flet një ish-president. Gjuha e Metës është e papranueshme, jo vetëm e një politikani në kohë moderne por as e një zyrtari të lartë.
Nëse ka ndonjë McGonigal që mund të bëjë ndonjë lëvizje në emër të Dumanit, Dumani do e zbulojë shumë shpejt. Dumani ka dalë me faqe të bardhë. Dumani bashkë me trupën e SPAK janë në një sfidë të madhe sot. Prokurorët e SPAK janë të qartë për punën e tyre dhe rrezikun që ju haset. Shpërthimi i Metës dhe Berishës duhet parë dhe në një këndvështrim tjetër, tregon qartë se ata nuk kanë më fuqi mbi sistemin e drejtësisë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës