“Ishte më i miri në gjithçka”, flet për Euronews bashkëpunëtori i Berlusconit
Marco Parroccin, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane dhe përfaqësues i partisë Forza italia tha në një intervistë për Euronews Albania se humbja e Silvio Berlusconit ishte diçka e papritur për të gjithë.
Parroccin tregoi se Berluskonin e kishte takuar për herë të fundit fizikisht 1 muaj më parë, ndërsa shtoi se ai ishte në kontakt të vazhdueshëm lidhur me ecurinë e partisë përmes telefonit, gjë që e ka bërë edhe deri 2 ditë më parë.
“Ishte diçka e papritur. Takimi i fundit fizik ka qenë përpara 1 muaji, ndërsa deri para 2 ditësh ai ka pasur komunikime telefonike lidhur me çështjet e partisë. Silvio Berlusconi ishte i mirë në gjithça; në futboll ka qenë presidenti që ka fituar gjithçka, ishte një nga sipërmarrësit më të suksesshëm. Pa të politika do jetë ndryshe. Kemi një grup të fortë parlamentar dhe do vazhdojmë përpara por ai mbetet një humbje e madhe për ne”, tha Parroccin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeministrja e Italisë reagon për vdekjen e Berlusconit: Ishte luftëtar
- “Luani i Apenineve”, Berisha: Berlusconi mik i Shqipërisë dhe Kosovës
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:07 Kuvendi në seancë plenare, PD bojkoton punimet: Të plotësohen kërkesat e protestuesve
- 09:06 Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:03 Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:59 Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 08:50 Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
- 08:40 Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur