English

Itali/ Vrau 23-vjeçarin shqiptar me shtizë peshkimi, sa vite burg u dënua algjeriani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një shtetas algjerian është dënuar me 18 vite burg për vrasjen me dashje të shqiptarit Klajdi Bitri, 23 vjeç, i goditur në gjoks me shtizë nga një hark peshkimi nënujor.

- Advertisement -

Gjykata e Ankonës dënoi 28-vjeçarin Fatah Melloul për vrasjen e rëndë që daton në 27 gusht 2023, në via Cilea, në Sirolo.

Prokurori Marco Pucilli kishte kërkuar 24 vjet burg, por togat e zeza e dënuan me 18 vite qëndrim pas hekurave 28-vjeçarin Fatah Melloul, i akuzuar për vrasje të rëndë me dashje ndërsa do ti duhet që t’i paguajë edhe një shumë prej 40 mijë eurosh prindërve të viktimës.

Sherri nisi për bllokimin e trafikut pranë një rrethrrotullimi, sipas mediave italiane, ku të përfshirë ishin edhe miq e të afëm të viktimës (në dy makina të ndryshme ndodheshin punëdhënësi i 23-vjeçarit, gruaja, vëllai i tij).

Pas debatit, 28-vjeçari është kthyer në makinë e tij për të marrë shtizën e peshkimit dhe goditi Klajdi Britrin në gjoks ndërsa i riu shqiptar ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Algjeriani (i cili ishte me të dashurën e tij atë ditë) u largua nga vendngjarja me makinë por u arrestua në Falconara disa orë pas krimit, duke u kthyer nga peshkimi. I akuzuari gjithmonë ka pretenduar se nuk e kishte kuptuar që e kishte vrarë Klajdin.

Krimi ndodhi në sy të vëllait të viktimës, i cili në atë kohë deklaroi:

“Unë dua drejtësi. E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të kuptuar se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për një jetë më dinjitoze.”

Klajdi Bitri dhe Fatah Melloul

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?