Izolohet fshati në Librazhd, banorët e Mirakës bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd
Kompania që po ndërton rrugën Elbasan-Librazhd, ka mbyllur përkohësisht lidhjen e rrugës së vjetër që të çon drejt zonës së Mirakës.
Banorët e fshatit Mirakë në Librazhd kanë bllokuar rrugën Elbasan-Librazhd, në shenjë proteste ndaj mungesës së një rruge dytësore, e cila do t’i lejonte të hynin në fshat gjatë ndërtimit të rrugës kombëtare. Protesta ka shkaktuar bllokimin e qindra drejtuesve të mjeteve për rreth 30 minuta.
“Ne nuk kemi ardh që të prishim ndërtimin e rrugës, por të bëhet rruga dytësore. Ne nuk po dalim këtu të prishim firmën që të mos ndërtojnë rrugen e re, se jemi ne 2024 dhe mos kemi rrugë ne shpi, nuk e di ime”, tha një i intervistuar.
“Protesat do të vazhdojë çdo ditë, derisa të zgjedhet prodhlemi. Është bërë prohekti pa u konsultuar me komunitetin. Janë banorë këtu, janë banorë që jetojnë të gjuthl duan rrugë është e drejta e zotit, ka të drejtë çdo njëri të ketë rrugë”, tha një tjetër i intervistuar.
“Nuk është vetem Miraka por është e gjithl zona qendara administrative e Polisit që bllokohet nga kjo rruga. Disa herë e kemi bërë problem këtë punë me këta të firmës, por nuk e kanë çarë kokën, të mbajnë me llafe me mashtrime. Bllokohen 7500 der ne 8 mijë banorë ka shumë zona. Jemi drejtuar Arsh kemi bërë takime fhe asgje nuk na doli. Nese nuk do marë zgjidhje do ta vazhdojmë”, tha një burrë.
Rreth 7,000 banorë nga pesë fshatra të kësaj zone janë izoluar dhe nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për këtë problem.
“Nuk ka rrugë, jemi të bllokuar si në mesjetë”, tha një tjetër i intervistuar.
“Ujë jo, rrugë jo, na sikur rrim kështu të fluturojmë, kemi të sëmurë me ça ti çojmë nëpër spitale. Ne duam rrugën që të dalim të ikim për në Elbasan”, tha ai më tej.
“Prindërit i çoj njëher në dy ditë në spital, tani unë s’kam ku të kaloj, ku ti lej sot? Inxhinerët thonë kur të bëhet ata thonë ne s’kemi faj, ne jemi në punë, nuk japin shpjegim”, tha një tjetër person.
Banorët kanë kërkuar ndihmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë me bllokimin e aksit nacional çdo ditë deri në zgjidhjen e problemit të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve