“Izraeli rrezikon luftën në 3 fronte”, koloneli Demiraj: Ja kujt duhet t’i druhen

28 Tetor 2023 | 18:08

Kolonel Dritan Demiraj tha në një intervistë për Euronews Albania se, me përfshirjen e milicive të Iranit dhe të Hezbollahut, Izraeli rrezikon një luftë në 3 fronte.

Sipas tij, edhe pse Izraeli në raport me popullsinë dhe sipërfaqen ka një nga ushtritë më cilësore në botë, do ta ketë të vështirë të përballet me një konflikt në 3 fronte, pasi nuk ka forcën e duhur tokësore për të kontrolluar të gjithë territorin.

“Kemi një zhvendosje të 7 milicive të Iranit të cilat kanë lëvizur nga drejtimi i Irakut dhe Sirisë dhe janë të përqendruara në provincën Hama për të krijuar një front lindor. Një pjesë e madhe e këtyre milicie janë të përgatitur për luftë asimetrike, kanë dronë, kanë raketa dhe mbështeten edhe nga ushtria e Asad. Nëse përfshihet edhe Hezbollahu nga jugu, atëherë Izraeli duhet të përballet me një luftë në 3 fronte që e vë në siklet të madh. Edhe pse Izraeli në raport me popullsinë dhe sipërfaqen ka një nga ushtritë më cilësore dhe të fuqishme në botë, duket qartë që një përsëritje e operacionit të 2006 e nxjerr zbuluar, pasi nuk ka forcën e duhur tokësore, pasi nevojitet kontrolli i 1000 objektivave ushtarake në jug të Libanit”, tha Demiraj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026