Jakaj: Kanë ndërruar jetë disa breza dhe ende nuk u është zgjidhur çështja e tokës
Ish-drejtuesja e burgjeve Xhoi Jakaj, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli në lidhje me çështjen e pronave dhe konfliktet që janë krijuar prej vitesh për shkak të tyre.
Ajo theksoi se shumë breza kanë ndërruar jetë dhe çështja e pronës nuk është zgjidhur, duke shtuar se në Veri ndryshe nga Jugu njerëzit shpeshherë i zgjidhin çështjet me anë të dakordësisë.
Thënë kjo, sipas Jakajt shumë familje në Veri nuk i kanë vendosur fare kufijtë ose i kanë vendosur me marrëveshje.
“Ka disa breza që kanë ndërruar jetë ndërkohë që ende nuk është zgjidhur çështja e tokës. Në Veri njoh shumë familje që kufijtë nuk janë vendosur kurrë, i kanë vendosur ose me mirëkuptim ose me grykën e pushkës. Në Veri ekziston dhe një lloj burrërie më e zhvilluar që vëllezërit ulen dhe e diskutojnë pjesën e tokës. Në zonat e jugut, vlera e tokës është shumë më e lartë se në zonat e Veriut. Në vitet që kam drejtuar burgun e grave nuk kam pasur asnjë të burgosur që është përfshirë në konfliktin e pronave”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trupa izraelite grumbullohen në kufirin me Gazën, numri i viktimave shkon në 950
- Mjeku shqiptar Gjermani që ka kryer 53 transplante në zemër
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit